Krasniqi: Të bëhen hetime serioze ndaj ambasadorit Martin Berishaj, shkarkimi i tij s’mjafton më

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria aktuale nuk po ka guxim ta trajtojë një “virus helmues për shtetin”

Memli Krasniqi, gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është i domosdoshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka folur në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka kërkuar që të bëhen hetime serioze dhe ambasadori Berishaj të vihet para drejtësisë.

Në fjalën e tij para deputetëve në kuvend, Krasniqi është shprehur se tani është vonë dhe se shkarkimi i tij nuk mjafton më.

“Tashmë është vonë dhe shkarkimi i ambasadorit Berishaj më nuk mjafton, duket të bëhen hetime serioze e t’iu jepet përgjigje këtyre pyetjeve. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë”, është shprehur ai.

Krasniqi ka theksuar se ka disa muaj që qeveria aktuale nuk po ka guxim ta trajtojë një “virus helmues për shtetin”.

Sipas tij, ka regres dhe degradim prej secilit sektor.

“Më 21 prill të vitit të kaluar, mediat sllovene raportuan për skandalin e madh financiar në të cilin ishte përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që fiks 273 ditë dy gjëra diametralisht të kundërta e kanë karakterizuar këtë skandal. E para për nëntë muaj, raportimet për aferën Martin Berishaj kanë ardhur duke u shtuar, faktet duke u zbuluar, akuzat duke u ngritur e dyshimet duke gjetur rrugë deri te kryeministri Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje”.

“E dyta reagimi institucional nga kryeministri, presidentja, e ministrja e Punëve të Jashtme, shpërputhja me zhvillimet dhe seriozitetin e këtij rasti, kanë ardhur duke u zvogëluar, duke tentuar që përmes heshtjes, mostransparencës dhe papërgjegjësisë ta heshtin, fshehin apo ta tejkalojnë këtë situatë. Por, po gabojnë aq shumë sa vetëm po e konfirmojnë se edhe vetë janë të përfshirë”, ka thënë kreu i PDK-së.

Siç thotë Krasniqi “ky skandal i madh korrupsioni, jo vetëm që ka dëmtuar reputacionin e diplomacisë dhe shtetit tonë, por kjo shkon edhe më tej”.

“Kryeministri duhet të vijë këtu e t’u përgjigjet disa pyetjeve. Çka po e ndal kryeministrin Kurti, a po e ndal Martini vetë?”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika