Krasniqi: Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se të dielën, më 14 shtator, në Hagë do të organizohet një protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të saj që po gjykohen nga Gjykata Speciale. Në një reagim në Facebook, Krasniqi tha se strukturat e PDK-së në […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se të dielën, më 14 shtator, në Hagë do të organizohet një protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të saj që po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Në një reagim në Facebook, Krasniqi tha se strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë e qytetarë nga diaspora dhe Kosova do të marrin pjesë në këtë protestë për të ngritur zërin ndaj, siç e quajti ai, gjykimeve të padrejta ndaj çlirimtarëve.
“Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.
















