Krasniqi thotë se Kurti i ka kërkuar takim për të diskutuar zgjedhjen e Rashiqit: Kam refuzuar, e çuditshme që do konsultime për të

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka pasë ftesë për takim nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të diskutuar për zgjedhjen e deputetit serb, Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi.

Krasniqi tha se ka refuzuar që ta takojë atë derisa e konsideroi të pakuptimtë refuzimin për konsultë që PDK e kishte pasë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai tha se Kurti s’ishte i gatshëm të diskutonte për pozitën e kryeparlamentarit, por për Rashiqin është i gatshëm të takohet e të bëjë edhe kompromise.

“Unë kam refuzuar që ta takoj sot z.Kurtin përkundër kërkesës së tij që të takohemi për të diskutuar për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Për mua është shumë e çuditshme. Kanë refuzuar të takohen 10 minuta për me e zgjedhë një kryetar Kuvendi që do të ishte i denjë, që nuk do të ishte një figurë kontroverse dhe një figurë problematike siç është Dimal Basha. Por për Nenad Rashiqin Albin Kurti dëshiron edhe me u taku edhe me u konsultu, dëshiron edhe me bë kompromise. Vërtet është i çuditshëm”, ka thënë ai.

Krasniqi akuzoi Kurtin për thellim të krizës institucionale.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika