Krasniqi uron deputetët e legjislaturës së dhjetë, bën thirrje për unitet dhe mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, duke uruar deputetët e rinj për mandatin dhe duke bërë thirrje për vendimmarrje në interes të qytetarëve dhe shtetit. Përmes një reagimi publik, Krasniqi theksoi rëndësinë e rolit të deputetëve në këtë mandat, duke […]
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, duke uruar deputetët e rinj për mandatin dhe duke bërë thirrje për vendimmarrje në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi theksoi rëndësinë e rolit të deputetëve në këtë mandat, duke u kërkuar atyre përgjegjësi dhe guxim në proceset vendimmarrëse.
“Sot, u konstituua legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të gjithë deputetëve të zgjedhur ju uroj punë të mbarë dhe kurajo për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe të shtetit.















