Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes. Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se dielli do të lindë përsëri. “Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar kreu i PDK-së. Ish-presidenti, Hashim Thaçi, sot ka mbushur 56 vjet, derisa […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se dielli do të lindë përsëri.
“Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar kreu i PDK-së.
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, sot ka mbushur 56 vjet, derisa kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.
Ai ka dhënë dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidentit dhe që atëherë ai po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.















