Krasniqi viziton komunat në veri, takohet me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vizitoi komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës në ditën e hënë. Ai u prit nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka vizituar gjatw ditës së hënë komunat në veri të Kosovës, ku është pritur nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar gjatë ditës së hënë komunat në veri të Kosovës, ku është pritur nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët në këto vendbanime.

“Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër. Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së i ka falënderuar kryetarët Peci dhe Zeqiri për përkushtimin në kryerjen e detyrës së tyre me përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat ku qeverisin.

“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndërsa, Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ende nuk i ka vizituar kryetarët e rinj të komunave në veri.

“Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!”, kërkuar Krasniqi nga Kurti.

Krasniqi ka thënë se është e padrejtë të rrezikohet jeta e kryetarëve të komunave nëse Kurti nuk është gati ta bëjë vet një gjë të tillë.

“Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu skojmë në veri. Kryeministër je, priju njerzëve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, në mbramje, nesër, pasnesër, kur të duash”, ka thënë Krasniqi në seancën e fundit parlamentare, ku e ka ftuar kryeministrin Kurti të shkojnë në veri.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika