Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Shpirti i tyre mbetet i pathyer

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Memli Krasniqi ne Hagë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli.

Krasniqi tha se të dy i gjeti ashtu sic i kishte lënë herën e fundit kur i kishte vizituar para gjsahtë viteve, me “moral të lartë e besimplotë në të drejtën e tyre”.

“Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”, tha ai në një shkrim në rrjete sociale.

Krasniqi tutje tha se “të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer”.

“Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe”, vijoi ai.

Qëndrimi i ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë sipas Krasniqit tregon çmimin e lartë që populli i Kosovës vazhdon ta paguajë ende.

“Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë. Pa dyshim, dielli do të lind përsëri!”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika