Krasniqi: Zbehja e raporteve me aleatët e Kosovës, krizë e prodhuar nga kryeministri Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Krasniqi thotë që gjendja momentale e Kosovës dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë janë shqetësimet që ia ka shprehur ambasadorit Westerlund

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Krasniqi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se me ambasadorin Westerlund ka folur për situatën politike në vend.

Krasniqi ka thënë se ambasadorit suedez ia ka shprehur shqetësimet për krizën aktuale në vend, të cilën sipas tij e ka prodhuar kryeministri Albin Kurti.

“Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund”, ka shkruar Krasniqi.

Gjithashtu, Krasniqi ka treguar se e ka njoftuar ambasadorin suedez për vendimet e marra nga Këshilli Drejtues i PDK-së, për pezullimin e komunikimit zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së që është mbajtur para disa dite janë marrë disa vendime. Pezullimi i komunikimit zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani si dhe mos-votimi i asnjë forumi në Kuvendin e Kosovës, për asnjë ligj, rezolutë marrëveshje ndërkombëtare ose edhe ndonjë dokumet tjetër janë vendimet që ka marrë Këshilli Drejtues i PDK-së, deri në ndryshimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika