Krasniqi zgjedh si trajner Juergen Braerhmer

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi ka përzgjedhur gjermanin Juergen Braerhmer, si trajner për të udhëhequr nga këndi në përballjet e tij në ring

Robin Krasniqi, Juergen Braerhmer,

Juergen Braerhmer do të jetë trajneri personal që do ta udhëheq nga këndi boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi. Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi në rrjetet sociale.

Boksieri Kosovar, Robin Krasniqi do të rikthehet në ring me 25 shkurt 2023. Ai do të përballet me Timur Nikarkhoevin në Munich.

Për përgatitjet e tij profesionale, ai ka përzgjedhur ish mundësin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, të vitit 2015, Juergen Braerhmer.

Gjermani Braehmer, do ta udhëheqë nga këndi boksierin Krasniqi.

“Bild” ka shkruar të martën se Krasniqi është I vendosur të kthehet në nivelin e lartë dhe të luftojë sërish për titull të botës. Dhe ka vendosur të bashk të bashkëpunojë me Braehmerin që karrierën e mbylli me 52 fitore e tri humbje dhe që ka mbajtur tituj të botës.

Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika