Kreatorja, Fjolla Nila vesh Bebe Rexhën për MTV Music Awards

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve për vitin 2002 në Gjermani, ndërsa për veshjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme ka zgjedhur të vishet nga stilistja kosovare, Fjolla Nila

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha

MTV Music Awards ka mbledhur një numër të madh të artistëve në mesin e të cilëve ishte edhe këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha e cila për këtë event kishte zgjedhur që të vishet nga disenjatorja kosovare, Fjolla Nila.

E veshur me një kostum trupi blu mbretërore, kadife, Rexha ka kaluar tapetin e kuq në kupolën e PSD Bank Dome të dielën e 13 nëntorit në Dusseldorf të Gjermanisë.

Bebe Rexha

33-vjeçarja ka performuar hitin e saj më të fundit, “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja po ashtu kanë qenë të nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në këtë mbrëmje çmimesh.

Bebe Rexha

Ndërkaq bashkëpunëtori i saj David Guetta kishte zgjedhur të vishte një kostum të zi tradicional.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika