“Krejt kemi me të mbyt”

Policia arreston një person në Prishtinë, pasi që ai dyshohet se paraprakisht ka shkelur një polic

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar në Prishtinë si pasojë e goditjes nga një skuter, ndërsa në video shihet Policia e Kosovës pas arrestimit të të dyshuarit, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, në video shihet edhe një veturë e policisë e aksidentuar.

Gjatë debatit me zë të lartë me të dyshuarin e arrestuar, një pjesëtar i policisë i thotë atij “zani mos të nihet”, ndërkohë i dyshuari thotë po “me ke shajtë me nanë”. 

Polici “zani mos të nihet, zani mos të nihet”, kurse i dyshuar i kunderpërgjigjet duke thënë se “çka të kam bë?”.

Në video gjithashtu ndegjohet zyrtari policor duke i thënë të dyshuarit “a e shkele policin, majmun”.

I dyshuari, “pse me doli ai në rrugë, sa shpejt kesh, ku me pa unë,  me keni rreh, me keni sha me nanë”, ndërsa dëgjohet një zë nga njëri zyrtar policor duke i thënë të dyshuarit “krejt kemi me të mbyt”.

Lidhur me rastin, Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktoj me policinë, por të njejtit deri më tani nuk kanë qenë të qasshëm.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika