Krelani: Prishtina duket si skuadër pa prind
“Prishtina më bën shumë nervoz. Sepse, ka aksionarë që bëjne luks profesional, por kur e sheh klubin si funksionon, duket si skuadër që ka mbetur pa prind”. Kështu ka deklaruar gazetarja, Qeqa Krelani në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Ajo po ashtu shtoi se “teknikisht te Prishtina futbollistët janë shumë të mirë. Problemi është […]
“Prishtina më bën shumë nervoz. Sepse, ka aksionarë që bëjne luks profesional, por kur e sheh klubin si funksionon, duket si skuadër që ka mbetur pa prind”.
Kështu ka deklaruar gazetarja, Qeqa Krelani në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Ajo po ashtu shtoi se “teknikisht te Prishtina futbollistët janë shumë të mirë. Problemi është që aleatin kryesor që duhen ta kenë, ata nuk e kanë. Në vend që të kërkojnë rezultate siq kërkuan në këtë ndeshje, këta ngelin duke i kërku paret e veta. Është e vështirë që një burr që bën sport burrash të shkojë me gjepin bosh”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.















