Kremlini: Deklaratat e shefit të NATO-s për luftë me Rusinë janë të papërgjegjshme

Kremlini deklaroi të dielën se komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me përgatitjet për një luftë të mundshme me Rusinë janë të papërgjegjshme dhe tregojnë mungesë kuptimi për shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore.

Rutte, gjatë një fjalimi në Berlin të enjten, tha se NATO duhet të jetë “e përgatitur për përmasat e një lufte që përjetuan gjyshërit ose stërgjyshërit tanë” dhe theksoi se “ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur pretendimet e NATO-s dhe të disa liderëve evropianë se Moska planifikon të sulmojë një vend anëtar të Aleancës, duke i cilësuar ato si “të pavërteta” dhe si një përpjekje për të nxitur histeri anti-ruse në Evropë.

“Kjo duket si një deklaratë nga një përfaqësues i një brezi që ka arritur të harrojë se çfarë ishte në të vërtetë Lufta e Dytë Botërore,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus, në një intervistë me gazetarin Pavel Zarubin.

“Ata nuk kanë kuptim të qartë për pasojat, dhe për fat të keq, zoti Rutte, me këto deklarata të papërgjegjshme, thjesht nuk e kupton se për çfarë po flet,” shtoi Peskov.

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika