Kremlini mohon përçarjet midis ushtrisë dhe mercenarëve të Vagnerit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini mohoi tensionet midis ushtrisë ruse dhe forcave mercenare të Vagnerit, pas pretendimeve për fitore në fushëbetejë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 16 janar sugjeroi se ky konflikt është shpikur nga gazetarët dhe blogerët ushtarakë.

“Kjo kryesisht është produkt i manipulimit të informacionit”, ka thënë Peskov për gazetarët, shkruan REL.

“Që të gjithë ata po luftojnë për atdheun e tyre”, shtoi Peskov, duke iu referuar ushtrisë dhe Vagnerit.

Grupi i mercenarëve Vagner është themeluar nga biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin.

Peskov shtoi se Rusia i njeh “të gjithë heronjtë”.

“Rusia i njeh të gjithë heronjtë që po shërbejnë për forcat tona të armatosura…dhe heronjtë nga Vagneri”, theksoi ai.

Informacionet se ka rivalitet midis forcave të rregullta dhe grupit, janë intensifikuar pasi Prigozhin javën e kaluar insistoi se luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e qytetit të minierave Soledar, i cili gjendet në lindje të Ukrainës.

Ai kritikoi përpjekjet për “marrjen e fitores” nga Vagneri.

Prigozhin njoftoi për marrjen e Soledarit më 11 janar.

Por, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shpejt hodhi poshtë pretendimet e Prigozhinit dhe shpalli “çlirimin” e qytetit dy ditë më pas.

Megjithatë, në një pranim të pazakontë të forcave private, Ministria ruse e Mbrojtjes, më 13 janar, tha se mercenarët e Vagnerit ishin “të guximshëm”.

Grupi i mercenarëve Vagner është themeluar më 2014, dhe mercenarët e këtij grupi kanë marrë pjesë në konflikte në Afrikë, Amerikë Latine dhe Lindje të Mesme. Megjithatë, ky grup u bë më i famshëm pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt 2022.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika