“Krenaria e Kosovës është brenda telave”, Qerkini fton të gjithë qytetarët të marshojnë në mbështetje të ish-krerëvë të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Qerkini në një prononcim për Dukagjinin tha se e gjithë Kosova duhet të çohet të thotë se krenaria e vendit është në Hagë dhe se bashkësia ndërkombëtare po bën një gabim të madh që po i gjykon ish-krerët e UÇK-së e jo kriminalët serbë që kanë kryer krime në Kosovë

Bajram Qerkini

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Qerkini në një prononcim për Dukagjinin, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në këtë marrsh, duke theksaur se e gjithë Kosova duhet të çohet në këtë marsh e të thotë se krenaria e vendit është në Hagë dhe se bashkësia ndërkombëtare po bën një gabim të madh që po i gjykon ish-krerët e UÇK-së e jo kriminalët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, e shëtitin të lirë.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave.. Duhet të gjithë Kosova që quhet të thotë që krenaria e Kosovës gjendet në Hagë dhe bashkësia ndërkombëtare është duke bërë një gabim të madh kur janë të vrarë mijëra fëmijë dhe shumë gra të dhunuara dhe shumë të zhdukur dhe askush nuk merr përgjegjësi…Është mëkat i madh…në vend që ata kriminelë të futen brenda në burg, ata shëtitin nëpër qytetet kryesore të ish-Jugosllavisë, askush nuk interesohet për t’i paditë ata”, ka thënë Qerkini për Dukagjinin.

Kurse, sa i përket këtij marshi, të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Liria ka emër” organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika