Krerët e shtetit bashkëndjejnë me personat autikë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të ditës së autizmit ka organizuar një marsh në kryeqytet, nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”, së bashku me familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve.

Motoja “Ec me mua, çdo hap numërohet”, ishte si shenjë e ndërgjegjësimit e personave me autizëm.

Ajo është shprehur se “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre”.

Ndër të tjera ajo shton se fëmijët me autizëm përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale.

Osmani pjesë e marshit në Ditën e Autizmit: Fëmijët autik kanë nevojë për  mbështetje institucionale - Sinjali

“Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autuzëm dhe familjet e tyre”, shtoi ajo.

Sipas saj, të gjithë duhet t’i shembim stereotipet, të ndihemi si ata dhe me ta, jo në një ditë të vetme, por çdo ditë të vitit, sepse secili nga këta fëmijë e të rritur me autizëm e ka një talent, e të gjithë së bashku mund t’u ndihmojmë ta rrisin potencialin e tyre.

Ndërsa, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatën “Autizmi”, organizoi sot një konferencë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kryeministri Kurti tha se duhet të kemi vëmendje të shtuar te shkollat e klasat tona, na duhet gjithëpërfshirje me pjesëmarrje aktive të nxënësve e të mësimdhënësve, të prindërve e të punonjësve.

Ndërkaq, Qeveria është zotuar për përkrahje të organizatave të specializuar për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente, për çka janë alokuar 200 mijë euro.

Me këtë rast, kryeministri tha se është shumë e rëndësishme përfshirja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, e veçanërisht nëse ata janë autikë.

Kurti: Trajtimi i njerëzve me autizëm, tregues themelor i cilësisë dhe shkallës së demokracisë - Telegrafi

Ministrja Nagavci tha se Dita Ndërkombëtare e Autizmit “synon të ofrojë mundësi për të rritur më tej ndërgjegjësimin për fëmijët me autizëm dhe çështjet që lidhen me edukimin dhe arsimimin e tyre, si shtylla kryesore për pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe të modelojmë të ardhmen e zhvillimit për të gjithë”.

Ministrja Nagavci reagon për largimin e vajzës 8-vjeçare me autizëm nga shkolla

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se si Qeveri janë të përkushtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, për të gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim gjinie e moshe, pa dallim përkatësie e aftësie.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika