Krerët e shtetit nderojnë viktimat e masakrës së Poklekut, në 24-vjetorin e rënies

Krerët e shtetit të Kosovës nderuan këtë të hënë viktimat e masakrës së Poklekut. Presidentja Vjosa Osmani pas homazheve ka deklaruar se emrat urdhërues të masakrës njihen edhe me mbiemra, dhe se për ta janë mbledhur prova, por sipas saj, regjimi aktual në Serbi nuk po vendos për drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, të hënën më 17 prill, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Pas homazheve, Osmani ka deklaruar se emrat urdhërues të masakrës në fshatin Poklek njihen edhe me mbiemra, dhe se për ta janë mbledhur prova, por sipas saj, regjimi aktual në Serbi nuk po vendos për drejtësi, pasi ata po shpërblehen edhe me poste të larta në polici.

“Masakrat dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi, dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi të dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktimat e popullit tonë. Personat që e kanë urdhëruar masakrën në Poklek dihen me emër dhe mbiemër, për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi i sotëm në Serbi nuk vendos drejtësi dhe ata që urdhëruan këto masakra, po shpërblen edhe me pozicione edhe më të larta në Policinë e Serbisë”, është shprehur ajo, raporton Dukagjini.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca duke bërë homazhe në në kompleksin memorial në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.

Këtë ditë, 24 vjet më parë në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeç.

Pas homazheve, krerët e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli në Poklek, si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Në Poklek të Vjetër të Drenasit, më 17 prill të vitit 1999, janë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, duke filluar nga foshnje gjashtëmuajshe e deri në persona të moshës 75-vjeçare.

Të vrarët dhe të djegurit ishin të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha.

Eshtrat e tyre tani prehen në një varrezë të përbashkët në kompleksin përkujtimor në Poklek.

Kanë kaluar 24 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por ende nuk është vënë drejtësia nga institucionet përgjegjëse për personat e vrarë e të zhdukur nga regjimi serb.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika