Krerët e UÇK-së e Sali Berisha, Mustafa: Vështirë të krenohemi kur ata e kalojnë ndërrimin e moteve në burg

"Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit"

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se është vështirë të krenohemi në Kosovë e Shqipëri kur luftëtarët kryesorë të lirisë dhe liderët që kanë përmbysur diktuarën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg e arrest shtëpiak në emër të popullit.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar”, ka pyetur Mustafa, duke theksuar se më mirë “ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”.

“Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Ndonëse Mustafa nuk ka përmendur askënd në shkrimin e tij, kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, përreth 3 vjet, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ndërsa, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është në arrest shtëpiak nën dyshimet për korrupsion.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika