Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës, me nëntë vota për dhe një kundër.

Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryetarit të Gjykatës Administrative ka nisur në mbledhjen e sotme të KGJK-së, ku janë shqyrtuar kandidaturat dhe rezultatet e vlerësimit.

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, ka bërë të ditur se për këtë pozitë në garë ishin Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, Kaçiu kishte arritur 74 pikë, duke kaluar pragun minimal prej 70 pikësh.

Ndërkaq, kandidatja Liridona Ajeti-Kajtazi nuk kishte arritur ta kalonte pragun minimal të përcaktuar prej 70 pikësh dhe, për këtë arsye, nuk ishte rekomanduar për procedim në votim.

Bytyqi kishte propozuar që Kaçiu, pasi kishte kaluar pragun e përcaktuar, të procedohej për votim, ndërsa Ajeti-Kajtazi të mos rekomandohej.

Në votimin e zhvilluar më pas, KGJK-ja e ka zgjedhur Kaçiun në krye të Gjykatës Administrative me nëntë vota për dhe një kundër./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika