Kreshnik Uka, “ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Kreshnik Uka është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Anësori i Drenicës ishte vendimtar në përballjen ndaj Llapit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 0:1.

Ky gol i siguroi skuadrës së tij tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës.

31-vjeçari ka mohuar zërat se kryesia e Drenicës nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj futbollistëve.

Kreshnik Uka këtë sezon ka zhvilluar 28 ndeshje në Superligën e Kosovës.

Ai ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë katër asistime, duke qenë një nga lojtarët kyç të ekipit të tij.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika