Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se në veri është një realiteti i ri, ku sipas tij, është duke u formalizuar ekonomia.

Sipas tij, ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri të vendit.

“Momentumi i ri ka sjellë avantazh, në kuptimin e formalizmit të ekonomisë në atë pjesë të vendit tonë. Me që rast bizneset ditëve të fundit ka një një shtim të fluksit të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore dhe çështje të tjera në institucionet e Kosovës… ka një interes me qëllim që të formalizohen. Kemi informata që e dëshmojnë që në një të kaluar jo të largët derisa ka qenë e pamundur që biznes që kanë zhvilluar aktivitet ekonomik në ato biznese që të shesin një mall me faturë, tanimë është një realitet i ri, ku ka biznese të regjistruar dhe shitet e këtyre bizneseve në pjesën tjetër e bëjnë përmes procesit të formatizuar duke lëshuar fatura të rregullt.

Më tej, ai ka thënë se ky institucion tërë kohën ka shtrirë autoritetin në veri të vendit.

Por, sipas tij, ende ka nevojë për përmirësime në atë pjesë të vendit.

“Pa dyshim se të gjithë e dimë që pjesë veriore është një sfidë për të gjithë institucionet edhe për ATK-në, por megjithatë duhet të potencojmë faktin se edhe sot, edhe në kaluarën, ATK-ja e ka shtritë autoritetin e vet edhe në pjesën veriore. Jo ndoshta në përmasat çfarë kërkohet dhe janë të nevojshme, mirëpo ka biznese atje që janë të regjistruar, të cilat vazhdojnë të paguajnë tatimet në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Murtezaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika