Kreu i Dumës ruse paralajmëron hakmarrje bërthamore në Ukrainë

Kreu i Dumës shtetërore ruse, Vyacheslav Volodin

Kreu i Dumës shtetërore ruse, Vyacheslav Volodin, ka deklaruar se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çoj në një nivel të ri luftën në Ukrainë, i cili mund të rezultojë në një katastrofë globale.

Volodin ka paralajmëruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për Ukrainën po e çon botën në një luftë të tmerrshme, shkruan Reuters.

“Nëse Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona, kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”, ka shkruar ai në Telegram.

Këto deklaratat vijnë pasi javën e kaluar, aleatët perëndimorë u mblodhën në Gjermani për të koordinuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.

Volodin ka shtuar se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë përgjegjësinë që të mos e përshkallëzojnë luftën në Ukrainë, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika