Kreu i KQZ-së tregon vijueshmërinë e votimeve në Shqipëri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, është deklaruar për media dhe ka treguar për vijueshmërinë e zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në Shqipëri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi. Foto: Top Channel

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se në raportet që kanë, 77 për qind e qendrave të votimit e kanë filluar procesin zgjedhor në orën 07:00.

“13 për qind e tyre e kanë filluar procesin e votimit në orën 07:30, 11 për qind e kanë filluar procesin e votimit pas orës 08:00 dhe kryesisht kjo është përqindja e atyre qendrave që kanë pasur probleme me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit”, ka thënë Celibashi.

Kreu i KQZ-së ka thënë tutje se procesi zgjedhor po shkon i qetë dhe pa ndonjë problem teknik.

Ai ka theksuar se kanë marrë informacione se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Fierzë dhe Shiak, dhe se ka pasur mungesë të fletëvotimeve në një qendër votimi në bashkinë e Fierit dhe në një qendër votimi në bashkinë e Peqinit.

Celibashi ka treguar se janë 14 denoncime të administratuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto denoncime, sipas tij, lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit.

“Kemi patur një shqetësim të ngritur për procesin elektronik në Elbasan, është raportuar që ka një qendër votimi, ku zgjedhja e votuesit në pajisje dhe fleta e votimit që printohet janë të ndryshme…”.

Mes të tjerash, Celibashi ka deklaruar se në shtatë qendra të votimit në Tiranë dhe Durrës po qëndrojnë persona të paautorizuar. Ai ka dhënë urdhër që të gjithë këta individë të largohen menjëherë nga qendrat e votimit, në të kundërtën, kush refuzon, kryekomisioneri paralajmëroi se ndaj tyre do të merren masa.

“Ka prani në ambiente të personave të paautorizuar, ne e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj është rasti që autoritetet ligjzbatuese nga Policia apo KZAZ dhe KQV ta adresojnë dhe të merren mesat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarë që nuk ka lidhje, të rrinë në ambientet e brendshme, duhet të boshatisen menjëherë dhe kushdo që refuzon, do duhet të mbajë përgjegjësi”, është shprehur ai. /Top Channel

Në këtë të diel (14 maj) mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku rreth 140 kandidatë do të garojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika