Kreu i LDK-së kujton ish-presidentin Rugova: Ishte themeltari i shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në senacën solemne për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar veprën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe gjithë figurave e personave të tjerë, të cilët kanë kontribuuar që Kosova të jetë këtu ku është

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari, të gjithë të rënët për lirinë e vendit dhe figurat e tjera që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.

“Rrugëtimi i Kosovës sot në çdo udhëkryq, edhe tash, edhe në të ardhmen, kërkon po të njëjtën maturi, po të njëjtin solidaritet, të njëjtën prirje, dhe të njëjtat miqësi. E ardhmja jonë është e padefinuar, e pashkruar, aty sot kemi rol ne, aty përcaktojmë kujtimet e të tjerëve, kushtet e shkollave, kualitetin shëndetësor. Këtë rrugë ne duhet ta bëjmë si testament për gjeneratat që vijnë. Prandaj, le të ndërrojmë të shkuarën dhe le të ndërtojmë të ardhmen. Në këtë 15-vjetor le t’i kujtojmë të gjitha sakrificat e mëhershme, të kujtojmë dhe nderojmë themeltarin e shtetit të Kosovës presidenin, Ibrahim Rugova, prirja e të cilit ishte rrugëtim drejt vetë shtetësisë, kujtojmë sakrificën e Jasharajve dhe gjithë heronjve të rënë për Kosovën, kujtojmë përpjekjen tonë kolektive, kujtojmë rreth 13 mijë civilët e vrarë në Masakrat  gjithandej, të kujtojmë 20 mijë gra të dhunuara, 1650 trupa të pagjetur, të përndjekurit, të burgosurit”, ka thënë Abdixhiku nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Ai e ka quajtur aktin e shpalljes së pavarësisë, “Akt kulmimi i një rrugëtimi sa të gjatë, aq të dhimbshëm dhe të lavdishëm”.

“Sot po e shënojmë datën më të rëndësishme të popullit të Kosovës, atë të 17 shkurtit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë, si akt kulmimi i një rrugëtimi sa të gjatë, aq të dhimbshëm, aq edhe të lavdishëm, dhe këtë rrugëtim të gjatë do të marrë guximin ta kujtoj nëpërmjet një udhëkryqi të vetëm, ndoshta më të njohurin në Prishtinë, Gjergj Fishtën”, ka vijuar Abdixhiku.

Ndërsa, ka bërë thirrje që Kosova të angazhohet për të ecur mbarë, në mënyrë që të lihet një testament për brezat pasues të kohës. Gjithashtu, ka uruar popullin për 15-vjetorin e  Ditës së Pavarësisë.

“Rrugëtimi i Kosovës për këtë 17 shkurt është rrugëtim nëpër udhëkryqe në çdo alternativë zgjedhëse, falë prijësve të matur ne e kemi zgjedhur më të mirën, më të duhurën, më të mundshmen. Kemi ecur mbarë, kemi ecur guximshëm, kemi ecur me miq. Kemi qenë solidarë dhe në krah të njëri-tjetrit. Ky rrugëtim yni do të vazhdojë, sepse nuk ka kthim prapa, sepse Kosova atdheu ynë është i përhershëm, sepse Republika është e pavdekshme. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë, të paçim gjithmonë”, u shpreh Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika