Krijohet grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës” në Parlamentin e Ukrainës

Me rastin e këtij takimi, Osmani ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti. Presidentja ka potencuar se Kosova është në anën e BE-së, ShBA-së dhe vendeve demokratike dhe se e njëjta i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputeti i Parlamentit të Ukrainës dhe njëherit, anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherit, anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko.

Në këtë takim, deputeti Goncharenko ka njoftuar presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve.

Me rastin e këtij takimi, Osmani ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti. Presidentja ka potencuar se Kosova është në anën e BE-së, ShBA-së dhe vendeve demokratike dhe se e njëjta i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Krahas kësaj, Osmani ka përmendur përjetimin e luftës në Kosovë duke thënë se Populli i Ukrainës po kalon një periudhë jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështirë në përballje me agresionin ushtarak dhe krimet e njerëzimit.

Zyra e Presidencës bën të ditur se Presidentja Osmani ka theksuar se populli i Kosovës ka hapur zemrën dhe derën për të strehuarit nga Ukraina me ç’rast, ajo ka përmendur strehimin e një grupi të gazetarëve të Ukrainës.

Në takimin me Presidenten, Deputeti Goncharenko ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se i njëjti, do të angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika