“Krijohet pasiguri juridike”, “vendim paradoksal” – Kritikohet vendimi i Kushtetueses

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re ka ngritur dilema lidhur me standardin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e nënkryetarëve dhe respektimin e afatit 30-ditor.

Kritikët e vendimit vlerësojnë se qasja e Gjykatës ka krijuar pasiguri juridike dhe paqartësi për mënyrën se si duhet të interpretohen këto çështje në të ardhmen.

Kushtetuesja: Kuvendi është i konstituuar, Qeveria nuk bie ndesh me Kushtetutën

Në FIVE të Dukagjinit, Melos Kolshi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se nga dispozitivi i publikuar mund të vërehet një ndryshim në standardin kushtetues të vendosur më herët nga vetë Gjykata Kushtetuese.

“GJK ka publikuar vetëm njoftimin për dy rastet që u trajtuan. Por ende nuk kemi arsyetimin e plotë, për të kuptuar saktë qëndrimet e gjykatës se çka ka thënë. Mirëpo, nga dispozitivi të cilin e pamë, së paku mund të themi se e kemi një ndryshim serioz të standardit kushtetues, i cili është ndërtuar nga vetë GJK”, tha Kolshi.

Sipas Kolshit, në aktgjykimet e vitit 2025, Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar në momentin kur zgjedhen kryetari dhe pesë nënkryetarët.

“Vetëm Kushtetuta në nenin 67 pikë 1 përcakton se Kuvendi zgjedh kryetarin ne 5 nënkryetarët e saj. Tre nga shqiptarët, dy nga komunistet joshumicë. Dhe për këtë GJK të gjitha aktgjykimet e vitit 2025 ka thënë që Kuvendit konsiderohet i konsitituar në momentin kur zgjedhet kryetarit dhe 5 nënkryetarët e tij. Dhe nuk ka thënë dhe nuk ka lënë hapësirë për interpretim tjetër apo për keqinterpretim…”, tha ai.

Kolshi tha se në vendimin e fundit Gjykata e ka konsideruar Kuvendin të konstituuar, ndërsa ka kërkuar që deputetët ta zgjedhin sa më shpejt nënkryetarin që mungon.

Sipas tij, kjo ngre pikëpyetje se cili standard duhet të ndiqet në të ardhmen.

“Ndërsa sot gjykata e konsideron Kuvendin të konstituuar dhe thotë se deputetët që sa më parë duhet deputet ta zgjedhin nënkryetarin që mungon… problemi tash është se nuk dihet më se cili është standardi…

Kjo situatë e krijon një pasiguri juridike. Se a është zgjedhja e 5 nënkryetarëve kusht për konstituimin e Kuvendit apo vetëm një detyrim që mund të përmbushet edhe pas konstituimit të Kuvendit”, deklaroi Kolshi.

Edhe Fitim Mulolli, drejtor i “POLCON”, e cilësoi vendimin si paradoksal dhe kontradiktor, duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka gjetur një zgjidhje për situatën aktuale, por sipas tij, ka krijuar paqartësi për të ardhmen.

“Shumë mirë e përkufizove si një vendim mjaft paradoksal. Është kontradiktore në atë që e tha edhe Melosi më herët. E ka bërë një zgjidhje të përkohshme për situatën aktuale, por e ka komplikuar në aspektin afatgjatë”, tha Mulolli.

Sipas tij, tash mund të lindë dilema se cilit standard kushtetues duhet t’i referohen institucionet në të ardhmen, veçanërisht sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së nënkryetarëve.

Mulolli e ngriti si çështje edhe tejkalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

“Edhe tejkalimi i afatit 30-ditor, që thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve, kaloi si diçka krejtësisht jorelevante”, tha ai.

Ai argumentoi se, sipas tij, në Kosovë është krijuar një situatë ku shkelja e afateve kushtetuese është normalizuar.

“Është krijuar një situatë, ku tash gati dy vite, është normalizuar shkelja e Kushtetutës”, deklaroi Mulolli.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhej të kishte qenë më e rreptë në respektimin e afatit 30-ditor, të cilin vetë e ka konstatuar se është tejkaluar.

“Në vend që GJK të ishte më e ashpër në respektimin e tij afati 30-ditor, që e ka konstatuar që është shkelur, thotë se Kuvendi është konstituuar jashtë afatit, por njihet si i konstituuar. Kjo është qesharake”, tha Mulolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika