Krimet e luftës, FDH kërkon të specifikohen krimet e të dënuarve

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kritika ndaj gjykatës pas dënimit për krime lufte me 13 vjet burgim të serbit Dushko Arshiq. Jo për vitet e dënimit, por për mos specifikimin konkret të krimeve të krimeve të kryera. Njohësit e legjislacionit në Kosovë kërkojnë që në raste të tilla të ndiqet praktika e tribunaleve ndërkombëtare

13 vjet prapa grilave pritet t’i vuajë serbi Dushko Arsiq pasi një ditë më parë u shpall fajtor për krime lufte në Kosovë.

Aktgjykimi për të thekson se i njëjti ka marrë pjesë në dëbimin, plaçkitjen, djegien e pronës, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve shqiptarë në komunën e Prishtinës.

Por pavarësisht se konsiderohet që është arritur një farë drejtësie në këtë rast, sërish Fondi për të Drejtën Humanitare ka pakënaqësi.

Ai nuk po pajtohet me faktin se gjykata nuk specifikon veprimet konkrete të të pandehurve, por ato i përgjithësohen në veprimet e një grupi.

Bekim Blakaj nga ky Fond thotë se Kosova duhet të ndjekë praktikën e tribunaleve ndërkombëtare dhe të shqiptohet dënimi për secilin krim veçmas.

Se kjo praktikë është problematike e thotë edhe avokati Ardian Bajraktari, teksa kërkon që aktgjykimet të përmbajnë detaje e specifika. Ai kërkon që edhe politika ndëshkimore për këto raste të rishikohet.

“Veprat penale të krimeve të luftës, janë komplekse, e në kontekstin tonë janë edhe më shumë të tilla, për faktin se ka kaluar kohë relativisht e gjatë, pastaj e kemi fqiun tonë verior, i cili perveç se është strehë e kryersëve të këtyre veprave penale, nuk ka fare gadishmeri për bashkepunim, me qellim që të vendoset drejtesia. Vlerësoj se politika ndëshkimore duhet rishikuar, ngase në bindjen time, për këtë kategori të veprave penale është  relativisht e ulët, në raport me peshen dhe pasojat e krimeve të kryera”, ka deklaruar avokati Ardian Bajraktari.

Arsiq është arrestuar në datën 8 dhjetor të vitit 2021 nga Policia e Kosovës kurse në datën 2 nëntor të vitit 2022 i është ngritur aktakuza. Që nga dita e arrestimit i pandehuri Arsiq ndodhet në paraburgim.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika