Krimet e luftës në Zubin Potok, hetuesit vazhdojnë punën në lokacionin e tretë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë punën në terren në kuadër të hetimeve për krimet e luftës në Zubin Potok.

Gjatë ditës së shtunë, hetimet janë përqendruar në lokacionin e tretë, ku hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme të punës në terren.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende hollësi të tjera lidhur me natyrën e gjetjeve në këtë lokacion apo nëse gjatë kërkimeve janë hasur mbetje mortore ose prova të tjera që mund të lidhen me krimet e luftës.

Hetimet dhe procedurat e mëtejshme po zhvillohen në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente.

Puna në terren në Zubin Potok është pjesë e hetimeve që synojnë dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës dhe identifikimin e provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e fatit të viktimave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika