Një aksion i gjerë në disa lokacione brenda vendit është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike.
Sipas raportimeve, dhjetëra biznese të shitjes së naftës dhe disa importues të naftës në Kosovë janë cak e një operacioni të gjerë të bastisjeve, të cilat kanë filluar sot në disa zona të Kosovës.
Këtë aksion për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, u shpreh Luta për Dukagjinin.
Aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një hetimi disamujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.