Kritikat për farat nga Serbia, Komuna e Kamenicës: Paketimi u bë në Serbi

Komuna e Kamenicës po kritikohet nga partitë opozitare se ka ndarë farë të grurit për fermerët e saj që vjen nga Serbia. Në Komunën që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, një gjë e tillë është mohuar me arsyetimin se vetëm paketimi bëhet në Serbi

Foto ilustrim





Është koha e vjeshtës dhe e të mbjellave të disa kulturave.

E pikërisht gjatë këtyre ditëve Komuna e Kamenicës ka vendosur që t’i ndihmojë fermerët, duke u dhuruar fara të grurit.

Por, opozita në këtë qyteti ngriti dyshime se ky grurë erdhi nga Serbia për shkak se kështu shkruan në banderolat e tyre.

Sipas Naim Arifit, asamblistë në këtë Komunë, është sidomos e papranueshme që kjo të ndodh nga një parti që me vite kërkon të bojkotohen produktet nga Serbia.

Naim Arifi, PSD-Kamenicë

“Ka kompani në Kosovë që e bëjnë prodhimin  e farës së grurit dhe derisa Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë fushata e kanë rrokullisur edhe kamion për produkte kundër Serbisë ata kanë blerë pikërisht produkt nga Serbia”, ka thënë Arifi.

Përgjigje nga Komuna për këtë thonë se do të kërkojnë edhe LDK-ja.

“Partia që erdhi në pushtet me rrokullisje kamionësh me fjalë kundër produkteve serbe po shpërndan farë nga Serbia. Do të kërkojmë llogari për këtë në mbledhjen e ardhshme”.

Jeton Bickaj, LDK-Kamenicë

E për këtë ka një arsyetim nga Komuna e Kamenicës.

“Është farë me origjinë Franceze por është e licencuar prej Ministrisë . Fara ka origjinë franceze dhe paketohet në Serbi. Si farë shpërndahet edhe prej komunave të tjera dhe rekomandohet edhe prej eksperteve”.

Lidiona Marovca, Zëdhënëse e Komunës së Kamenicës

Kamenica është një katër komunat që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika