Kritikohet Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal nga kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nedzad Ugljan ka kritika për moszbatimin e vendimeve të Komunës nga ana e Ministrisë se Pushtetit lokal. “Zyra për komunitete dhe kthim është kërkuar deri sot dhe ajo nuk ka ndodhur. Direkt ministri Elbert Krasniqi e ka emërua drejtorin për komunitete por nuk ka zyre. Nuk është zbatuar […]
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nedzad Ugljan ka kritika për moszbatimin e vendimeve të Komunës nga ana e Ministrisë se Pushtetit lokal.
“Zyra për komunitete dhe kthim është kërkuar deri sot dhe ajo nuk ka ndodhur. Direkt ministri Elbert Krasniqi e ka emërua drejtorin për komunitete por nuk ka zyre. Nuk është zbatuar as vendimi për brusët. Nuk ka kaluar pagesa prej 100 euro për fëmijët e lindur ne vitin 2000. Dhe drejtoresha e arsimit akoma nuk e din se kush i ka hyre ne kompetenca Laptopet për anëtarët e kuvendit nuk kane ardhur. Nuk është zbatuar vendimi”, ka thënë Ugljan.
Tutje ai ka kërkuar që të bëhet lirimi i hapësirave të gjelbrat.
“Lirimin e hapësirave të gjelbëria, nuk ka zbatim të vendimit. Duhet te zbatohet procedura ligjore që të gjitha restorantet te lirojnë hapësirën prej 2 metrave me qellim të përdorim të hapësirës ata duhet të paguajnë komunën”, ka shtuar ai.
Më tej, ai ka paralajmëruar se do të kërkojë llogari nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
“Vendimet do të dërgohen në MAPL dhe do kërkoj arsye se pse nuk janë zbatuar këto vendime qe pastaj të gjejmë zgjidhje”, ka theksuar ai.
“Unë kam gjete këtu punëtore tu kajt. Krejt emërimet janë politik. Shume premtime për bashkëpunim por veprim asnjëherë”, ka përfunduar ai.















