Kritikohet mungesa e prokurorëve në shpalljen e aktgjykimeve

Njohës të çështjeve të drejtësisë janë shprehur njëzëri kritikues për mungesën e prokurorëve në rastet e shpalljeve të aktgjykimeve. Ata thonë se ndonëse kjo u mundësohet ligjërisht, tregon një mungesë serioziteti në punën profesionale të tyre

Vendin në gjykatore e kanë të posasçshëm, por prokurorët e çështjeve shpeshherë nuk janë aty për ta zënë.

Jo më larg se të premten, në aktgjykimin e Enver Sekiraqës nuk qe prezent prokurori i çështjes.

Ndërsa muajin e kaluar, prokurori nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit as në rastin e vrasjes së Sadije Godenit nga bashkëshorti i saj.

E, mungesa e prokurorëve në seanca të tilla vlerësohet si mungesë serioziteti.

“Pavarësisht që prania e tyre nuk është ligjërisht e obliguar, unë mendoj që ata duhet të jenë aty për arsye se nuk është serioze që një gjykim ta përcjellësh pothuajse në 10-15  seanca e pastaj të mos marrësh pjesë në seancën më të rëndësishme sepse vërtetohet e gjithë puna e prokurorit”, tha Arbër Jashari, avokat.

Në anën tjetër, Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se mungesa prokurorëve në shpalljen e aktgjykimeve në raste të rënda është më e zakontë.

Por IKD ndan të njëjtin mendim për nga aspekti profesional.

“Kemi pa që prokurorët nuk janë prezent në aktgjykim e që po them prapë, në shpallje të aktgjykimit, nuk është e obligueshme prezenca e palëve në procedurë thjeshtë bile trupi gjykues për këtë rrethanë njofton që të njëjtit mund edhe të mos jenë prezent se nuk e kanë domodsoshme. Mund t’kenë qenë t’ngarkuar me çështje tjetër por gjithsesi nuk do shumë mend që po t’ishte prokurori prezent në shpallje të aktgjykimit do jepej një seriozitet më i madh nga ana e prokurorisë”, tha Flamur Kabashi nga IKD.

Shpesh prokurorët ndjekin me vite të tëra raste të caktuara, siç ishte ai ndaj Enver Sekiraqës për gati dy dekada.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika