“Krivaqa ia ka hjekë jorganin, më ka thirr, më ka pyet a ka vdekë?” – Arbër Sejdiu shpjegon orët e fundit të Marigona Osmanit

Dardan Krivaça, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, në seancën e së enjtes, shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar nga fillimi

“Krivaqa ia ka hjek jorganin, më ka thirr, më ka pyet a ka vdek?” – Arbër Sejdiu shpjegon orët e fundit të Marigona Osmanit

Seanca ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut është duke vazhduar me marrjen në pyetje të Sejdiut, nga ana e avokatit të familjes së Marigona Osmanit.

Ai ka rrëfyer për orët e fundit të së ndjerës.

“Momentin që e kam pa tu e shtyp në gjoks, dhe tu i dhanë frymë Marigonës, nuk e di sa u kon ora, po e di që pak kohë para se me dalë ne prej banesës. Unë në gjendjen e rënduar e kom pa Marigonën kur ia ka hekë jorganin e më ka pyet a ka dekë?”, ka theksuar Sejdiu.

Më tej, Sejdiu ka vazhduar deklaratën e tij ndaj pyetjeve të gjykatësit.

“Të enjten shkum në banesë, te Dardani, ai m’i shtini rrobat në makinë, atë ditë kam qëndru 2/3 orë, kam pi kafe në ballkon, kom pi një joint. Nuk më kujtohet kur jam largu prej banesës a kam dalë vetë a me Dardanin, Marigona ka qenë aty, e mërzitur që e kanë largu prej punës, nuk kam bisedu fare me të. Të nesërmen, të premten nuk kam qenë fare te ata në banesë. Ama të premten jena taku, jashtë, edhe kena dalë në diskotekë, ai i ka marrë prej shokut të vetë një qese me ekstazi edhe u zhduk. E të shtunën, kam qëndru në Pr deri me 20:00, 21:00, masnej jam kthy në Ferizaj, kam shku te banesa e Dardanit, e kam pasur pasaportën aty dhe disa rroba që më kanë mbetur, i kam trokitë derës, nuk e ka hapur askush. Kam zbritë poshtë meqë dera ka qenë e mbyllur, kam ngrënë bukë dhe i kam ble dy maica, dhe deri atëherë më thirri Dardani në tel, më tha a je kanë ti te dera, thash po, dul më murr, dhe pastaj kena hy nalt, ora e saktë nuk më kujtohet pas orës 21:00. Kemi shku naltë, ai ka hi në dhomë të gjumit e ka marrë një kese drogë, unë kesh deri në prag, ka qenë e mbulume, mu ma ka marrë mendja që është e smut, se e shtrirë si me kanë e smutë. Qetu ka ardhë momenti që ja nisi me më kërcnu edhe mu me më akuzu, s’dojke me ma dhanë pasoshin, pa e vërtetu a jam kanë në banesë me të ndjerën pa prezencën e tij, se ai dyshonte që unë ditëve të mëparshme kam qenë në banesën e tij dhe kam pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, dhe unë i rekomandova me e thirrë kompaninë e kamerave me e vërtetu. Gjatë qasaj nate kam pi drogë, Dardani herë vike rrike me mu, herë shkojke te e ndjera, mu ka nejt se kam pi drogë, kokainë, jam kanë i dashurum në kokainë”, ka treguar ai.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika