Krivaqa për vrasjen e Marigona Osmanit: Nuk do të deklarohem në këtë fazë

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu kanë dalë për herë të parë para trupit gjykues, si të akuzuar për vrasjen e rëndë dhe dhunimin e 18 vjeçares Marigona Osmani. Krivaqa nuk ka dashur të deklarohet rreth fajësisë, kurse Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm. Prokurori Valdet Avdiu duke lexuar aktakuzën, tregoi se të dy morën pjesë bashkë në dhunimin e 18 vjeçares

Dardan Krivaqa.

Me një ndryshim të madh në pamje e nën masa të rrepta të sigurisë, Dardan Krivaqa, është sjell të enjten në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

I akuzuari për vrasjen e rëndë dhe dhunimin e 18 vjeçares Marigona Osmani, përgjatë tërë seancës ka qenë i pajisur me jelek antiplumb.

Në seancë, Krivaqa është paraqitur bashkë me Arbër Sejdiun, i cili gjithashtu akuzohet për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimin.

Pothuajse të parët në gjykatore janë paraqitur babai dhe nëna e Marigona Osmanit.

Bashkë me ta, u panë edhe shumë familjarë të tjerë.

Krivaqës dhe Sejdiut iu lexua edhe njëherë aktakuza, e cila tregon detaje të krimit makabër të gushtit të vitit të kaluar.

“Pa pëlqimin e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani që të kryej marrëdhënie seksuale, e cila përcillet me tortura. Në atë mënyrë që pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, e nga aty të zhveshur e dërgon në dhomën e gjumit… Në dy raste në mbrëmje, kryen marrëdhënie seksuale, pastaj të zhveshur e dërgon në banjo e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, ka thhënë  prokurori Valdet Avdiu.

Në dhunimin mizor të 18 vjeçares, prokurori thotë se ka prova se u përfshi edhe Arbër Sejdiu.

“Në intervalet kohore nga ora 10:56 deri në ora 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, së bashku me të pandehurin e dytë, hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit. Meqë rast të njëjtës i shkaktojnë dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike, ku nga goditjet pëson politrauma, lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemoragjik dhe traumatik, të cilat janë si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme”ka vazhduar leximi i aktakuzës nga Avdiu.

Pasi dëgjoi aktakuzën, Dardan Krivaqa nuk deshi të flas shumë rreth të bëmave të tij.

“Nuk jom tu mujtë kurgju me fol. A e ke kuptu aktakuzën, s’ke nevojë me qajtë tash këtu. Nuk e di..” ka thënë Krivaqa.

Dardan Krivaqa, gjatë seancës së gjykimit.

Krivaqa nuk deshi të deklarohet as rreth fajësisë.

“Dardan, ngritesh në këmbë. A e pranon, a e ndin veten të fajshëm apo të pafajshëm për veprat penale për të cilat ngarkoheni me aktakuzë? Nuk po them që jam i pafajshëm, se di. Nuk jam i gatshëm. Nuk do të deklarohem në këtë fazë”

E Arbër Sejdiu theksoi se ndihet i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Prokurorisë.

“A e ndin veten të fajshëm, apo të pafajshëm. Unë ndihem i pafajshëm. Do të thotë nuk e pranon fajësinë? Po”, ka thënë Sejdiu.

Arbër Sejdiu, gjatë seancës gjyqësore.

Pas deklarimeve, Krivaqa e Sejdiu janë rikthyer në Qendrën e Paraburgimit, ku po mbahen prej gati një viti.

Përgjatë gjithë kohës, seancën nën emocione e kanë përcjell prindërit e Marigona Osmanit.

Ata nuk kanë dashur të flasin për mediat, përderisa fjalëpak ka qenë edhe avokati i tyre.

“Sinqerisht, ju ata vet i patë. Njëjtë, si deklarimi i fajshëm, si i pafajshëm gjendja e tyre është e njëjtë… Konsideroj se tash Gjykata e ka fjalën, shqyrtimi gjyqësor do të bëhet në salla të gjykimit, vendimi do të jepet në salla të gjykimit ashtu sic është e paraparë me kod penal. Tash ta shohim në fazat e tjera do të ketë ballafaqime të tjera”, ka thënë avokati i familjes së viktimës Gazmend Rexhepi.

Avokati i familjes së viktimës Gazmend Rexhepi.

Para se të niste seanca, në hyrje të Gjykatës janë vendosur këto mbishkrime me citate të aktakuzës, nga aktiviste të Kolektivit për mendim dhe veprim feminist.

Mbishkrimet në hyrje të Gjykatës.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika