Krivaqës dhe Sejdiut iu konfirmohet aktakuza për vrasjen e Marigona Osmanit

Megjithëse mbrojtësit e dy të akuzuarve për dhunimin dhe vdekjen e tashmë të ndjerës, Marigona Osmani, kishin kërkuar që aktakuza të hidhej, Gjykata Themelore e Ferizajt ka konfirmuar aktakuzën

Dardan Krivaqa para Gjykatës

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të akuzuarve për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Mbrojtësit e të dy të akuzuarve kishin kërkuar hedhjen e aktakuzës në gusht të këtij viti. Kërkesa të tilla janë refuzuar nga gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi, më 2 shtator.

Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim e kësaj gjykate.

Ndër të tjera, seanca fillestare është mbajtur më 14 korrik, seancë në të cilën Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu ishte deklaruar i pafajshëm.

Krivaqa ngarkohet me veprën penale të vrasjes së rëndë dhe dhunimit ndërsa, Sejdiu akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Bazuar në aktakuzë, i pandehuri Dardan Krivaqa në fund të gushtit të vitit të kaluar, përkatësisht më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tashmë të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën të kryejë marrëdhënie seksuale, të përcjellur nga një mori torturash, bazuar në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës Osmani, ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e ndjera Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar, kishte humbur aftësinë për të rezistuar. Në dy rastet në mbrëmje, e ndjera dhe i pandehuri kishin kryer marrëdhënie seksuale pas të cilës, i pandehuri e kishte dërguar të zhveshur në banjë.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, par. 4, nënpar 4.1, lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Nga ana tjetër, i pandehuri Arbër Sejdiu më 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje i kishte ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas aktit të akuzës, dy të akuzuarit kishin kontaktuar së bashku përmes telefonit dhe të njëjtit, ishin takuar në qytet për t’u kthyer më pas në banesë me ç’rast, i pandehuri Arbër ishte në dijeni se i pandehuri Krivaqa është duke e dhunuar tani të ndjerën, Marigona Osmani. Me dashje kishte marrë veprime me të cilat lehtësohet kryerja e dhunimit, raporton BD.

Tutje thuhet se dy të pandehurit së bashku kishin hyrë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilin veprim gjatë qëndrimit në banesë e merr disa herë, po ashtu dhe gjatë asaj kohe kishte përcjellë gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty pari.

Siç e përshkruan aktakuza, i pandehuri Arbër Sejdiu kishte dalur disa herë nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, kohë gjatë të cilës, dy të pandehurit ishin në komunikim. Përgjatë këtij komunikimi, , të pandehurit Dardan Krivaqa i kishte dhënë telefonin për të thirrë kompaninë e cila menaxhon kamerën, që ishte e vendosur në korridorin e banesës me qëllim që të fshihen video-incizimet, gjegjësisht provat e veprës penale.

Me këtë, Sejdiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Nihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, par 4, nënpar. 4.1, lidhur me par. 1 dhe nenin 33 të Kodit Penal. Si rrjedhojë, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu ngarkohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, pankarta të tëra ishin vendosur në mbështetjen e së ndjerës.

“Ne nuk harrojmë” është mbishkrimi kryesor i vendosur në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që po bëhet si shenjë mbështetjeje ndaj së ndjerës, Marigona Osmanit para se të fillojë seanca.

“Ne nuk harrojmë”, në mbështetje të së ndjerës, Marigona Osmani

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika