“Kriza e Kuvendit”, Limaj: E rëndësishme është që qytetarët kanë votuar që njerëzit këtu të gjejnë marrëveshje

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj pas dështimit të 8-të të seancës konstituive ka deklaruar tha se nuk është diçka e jashtzakonshme duke kujtuar kohët më përpara ku konstituimi i kuvendit ka zgjatur edhe më shumë kohë.

“Nuk është duke ndodh diçka e jashtzakonshme… Përpara ka zgjatë me muaj, kur nuk e kemi pasur kufizimin 48 orë për thirrje të kuvendit, seancat nuk janë thirrë me javë të tëra”, tha Limaj për media.

Ndryshe, Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë 61 vota e mjaftueshme për të marrë postin. Si pasojë do të duhet edhe seanca e nëntë për të tentuar konstituimin.

Për dallim nga votimet e deritashme në të cilat Haxhiu merrte 57 vota, sot ajo mori 54. Kundër kandidaturës së saj votuan 44 vota. Tre deputetë abstenuan.

Kuvendi tashmë prej 15 prillit është duke mbajtur çdo dy ditë seanca në përpjekje për të kaluar procedurat fillestare. Konstituimi konsiderohet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga partitë që në legjislaturën e shkuar ishin në opozitë, në vazhdimësi është bërë thirrje për ndërrim të emrit të propozuar. Teksa Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se emri i Haxhiut nuk është unifikues, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se do ta votonin kryeparlamentarin nëse do të propozoheshin Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimin. Lidhja Demokratike ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të VV-së. E në partinë fituese kanë përsëritur në vazhdimësi se nuk mund të marrin propozime për emra nga partitë tjera.

Seanca e ardhshme mbahet të enjten me fillim prej orës 10:00.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika