Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim” 

Bllokada njëvjeçare për konstituimin e institucioneve që ishte vitin e kaluar dhe kriza e re për shkak të dekretit të presidentes, do të lë një varg projektligjesh pa miratim e institucione pa anëtarë të kompletuar.

Kuvendi i Kosovës

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ishte funksionale fiks 1 muaj nga konstituimi.

Kjo për shkak se tashmë nga dje deri më 31 mars Gjykata Kushtetuese përmes masës së përkohshme ka pezulluar punën e legjislativit.

Masa e përkohshme erdhi pas ankesës së kryeministrit Albin Kurti, ndaj dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

E sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, në mungesë të Kuvendit funksional rrezikohet të bllokohen një numër i madh nismash ligjore e të mbesin institucione të pakompletuara.

“E kemi rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku e pamë që konkursi vec se është hap ose procedurat vec janë fillu, por kjo çështje ka mbetur e pa përfunduar tashmë me pezullimine  punës së Kuvendit, apo shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Osmani, e kemie dhe cështjen e anëtarëve të KPK-së e të KGJK-së”, ka thwnw Melos Kolshi nga IKD.

Kolshi thotë se kriza thellohet meqë kuvendi për një kohë të gjatë ishte jofunksional për shkak të problemeve gjatë vitit të kaluar me moskonstituimin e tij.

“Kuvendi pra tashmë vecse është i pezulluar dhe deputet nuk mund të mbledhen ashtu sic mbledhen kur Kuvendi ka qenë funksional, pasojat janë jashtëzakonsht të rënda dhe vazhdojnë të jenë shumica prej atyre pasojave në të cilën jemi përballur me problemin e konstituimit të Kuvendit në atë kohë për arsye se me kalimin e kohës punër të cilët kanë qenë për tu kryer nga kuvendi nuk janë kryer dhe kriza thellohet”, ka shtuar Kolshi.

Krizat e njëpasnjëshme që u ballafaqua Kosova në vitet e fundit, sipas ish-ambasadorit Blerim Canaj, ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Në anën tjetër, kur flisni për çështjet ndërkombëtare, natyrisht që për Kosovën janë tejet të rëndësishme, sidomos tash kur po i shohim këto ndryshime të egra gjeopolitike. Na duhet rreshtimi i duhur. Por në anën tjetër ne po e vërejmë që kemi edhe probleme ideologjike edhe në kontekstin e rreshtimit dhe prapë po kthehem te intervista e Presidentes. Aty u vërejtën ato dallime ideologjike, përpos këtyre ambicieve personale dhe natyrisht që Kosova qëndron në një pozicion deri diku të vështirë”, ka thwnw Canaj.

Deputetët për dy vjetët në vijim ishte paraparë të trajtonin 174 projektligje.

Gjatë vitit 2025 Kuvendi ishte pothuajse jofunksional, për shkak të moskonstituimit të tij.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika