“Kriza e sistemit të vlerave etike dhe morale po zgjatë shumë”, psikiatri Rexhepi flet për dhunën në familje

Psikiatri Sami Rexhepi ka theksuar se si shoqëri jemi në një krizë të sistemit të vlerave etike dhe morale. Dhe sipas tij, kjo krizë ndikon në në dhunë në familje

Kriza e sistemit të vlerave etike dhe morale në shoqërinë tonë është duke zgjatë shumë dhe kjo po ndikon që të ketë dhunë në familje dhe dhunë ndaj grave.

Kështu ka pohuar psikiatri, Sami Rexhepi, në “Reload” të Dukagjinit, teksa fliste për rastet e fundit të vrasjeve të grave në vend – ku brenda pak ditësh mbetën të vrara dy gra, një në Ferizaj nga ish-bashkëshorti dhe një në Pejë nga bashkëshorti.

“Para shumë vitesh apa deklaruar se jemi në një krizë të sistemit të vlerave etike dhe morale. E kjo pjesë hynë në edukatën e popullatës. Këtu jemi më të dobët… edukata nuk merret vetëm në shkollë, por fillon që nga shtëpia. Personaliteti i një fëmije fillon brenda familjes, e te ne kjo krizë po zgjatë shumë më tepër se sa që është dashtë ose kemi prit. Kjo krizë e sistemit të vlerave etike dhe morale është duke zgjatë tepër shumë”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se fëmijët duhet të kalojnë më shumë kohë me prindërit dhe se edukimi duhet të fillojë që nga familja.

“Në kohën kur unë kam qenë nënës nëse kam pas ndonjë qortim nga mësuesi, thjesht nuk e kam pas atë guxim të tregoj ën shtëpi për shkak se nga pasuar qortimi i dytë, përse. Ndërsa sot nëse qortohet një fëmijë në shkolla apo diku tjetër aktivizohen plotë mekanizma, pse. Nuk jam për dhunën në shkollë, mirëpo ato çka po e veroj bashkëpunimi i shkollës dhe i familjes është shumë më i dobët.

Unë e kuptoj që jeta është shumë më dinamike dhe prindërit shumë me tepër po kërkojnë qëndrim ditor të fëmijëve… për ato orë fëmija nuk janë me prind, aty kush hyn në edukim, nuk dua ti kritikoj ato qëndrime gjatë ditës. Aty në edukim hyn edhe ai mjedisi edhe ata fëmije që janë aty, janë ata mësimdhënës, sa është përkushtimi, sa është niveli i durimit. Dhe kur vijnë në shtëpi prindërit janë të lodhur… kështu komunikimi bie gati në nivelin virtual. Dhe është normal me i pas këto probleme”, ka shtuar psikiatri Rexhepi.

Më tej ai ka shtuar se si shoqëri nuk po e trajtojmë thelbin e problemit por pasojat, teksa ka theksuar se niveli dhe cilësia e arsimit s’kanë të bëjnë me dhunën, pasi sipas tij, problemi është te edukata.

“Ne nuk po merremi me thelbin e problemi, po merremi me pasojat. Ku është niveli i edukatës tek të rinjtë tanë… sa përket arsimit është diçka tjetër,, është kualiteti dhe niveli i arsimit. Por niveli dhe kualiteti nuk janë garantues të një edukate të mirëfilltë… ne kemi avokat, gjykatës, polici, profesor që janë të denjuar për dhunë në familje. D.m.th. niveli akademik nuk është aspak garanci e një edukate të një individi.

Ndër të tjera Rexhepi ka theksuar se dhuna shpërthen në momentin kur humbin argumentetet.

“Dhuna shpërthen në momentin kur humbin momentet, atëherë mbetet forca. I kam shpenzu argumente  e mija dhe nuk e kanë vlerë e duhur për të qenë mjaftë bindëse atëherë s’më mbetët tjetër, veç të jem i dhunshëm.

Ka pasur ndikim atë kohë feja. Ka pasur ndikim përpara edhe kanuni. Dhe i shajmë dhe i fajësojmë por në fakt në të dyja ne e kemi femrën të lartësuar dhe të mbrojtur. Dhe k pasur rregull dhe rend. Dhe është dit se nuk guxon me prek. Nuk guxon me ushtru dhunë në gruan. Ka qenë ma ndryshe, ma rreptë por së paku ka pasur një farë gjykimi tash as gjykim nuk ka. Secili ka marrë drejtësinë në duart e veta”, ka thënë ndër të tjera Rexhepi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika