Kriza klimatike detyron Kinën të ketë reduktime të energjisë elektrike

Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, kufizime të ngjashme janë vendosur pasi qytetet e veçanërisht ato në rajonin jugperëndimor të Kinës janë duke u përballur me mungesat e vazhdueshme të energjisë. Një krizë e tillë vie si pasojë e thatësirës në vend

Shangai, Kinë

Në Bund, kishte ende disa drita rrugore, një nga rrugët kryesore në qendër të Shangait. Por dritat dekorative që ndriçojnë horizontin e qytetit me ngjyrë blu, rozë dhe e kuqe, u fikën për dy ditë për të përballuar kërkesën maksimale për energji.

Kufizimi i energjisë i vendosur nga autoritetet e qytetit, ishte i pari në Shangai, qendra financiare e Kinës. Por në të gjithë pjesën tjetër të vendit, kufizime të ngjashme janë vendosur pasi qytetet e veçanërisht ato në rajonin jugperëndimor, po përballen me mungesat e vazhdueshme të energjisë të shkaktuara nga thatësirat shkatërruese këtë verë.

Në Sichuan, u lëshua një alarm i nivelit të lartë emergjent energjetik për të adresuar mungesat e energjisë në krahinë, i pari në historinë e provincës. Alarmi do të thotë që banorëve do t’u jepet përparësi për furnizimin me energji elektrike.

Sichaun është i njohur për hidrocentralet e tij të cilat sigurojnë 80 për qind të fuqisë së saj dhe është një lidhje jetike në Projektin e gjerë të Transferimit të Energjisë Elektrike të Kinës nga Perëndimi në Lindje.

Toka e tharë rreth rezervuarit të ujit në mes të thatësirës, ​​në fshatin në periferi të Jiujiang, në provincën Jiangxi

Por zona është goditur nga temperatura të larta rekord. Me ujin në lumenjtë e rajonit që bie në nivelet më të ulëta historike të tij, hidrocentralet po prodhojnë vetëm gjysmën e energjisë që gjeneronin këtë kohë përgjatë vitit të kaluar.

Qytetet përreth Sichuan po luftojnë për të përmbushur kërkesat në rritje të energjisë. Në Dazhou, banorët e një komuniteti ankohen se furnizimet me energji elektrike janë ndërprerë për 6-7 orë çdo ditë për gati një javë, transmeton “The Guardian“.

Pronarët e bizneseve private janë gjithashtu të goditur rëndë pasi furnizimet me energji elektrike janë të racionuara midis komuniteteve dhe qendrave tregtare.

“Po bëhet jashtëzakonisht e vështirë për ne në industrinë e ushqimit dhe pijeve këtë vit. Ne mezi ia dolëm mbanë kufizimeve të Covid në fillim të këtij viti dhe tani po goditemi nga një mungesë energjie”, ka thënë një pronar restoranti në Chengdu.

Një burrë ecën nëpër të korrat e misrit në mes të thatësirës së përhapur, në periferi të Jiujiang

“Ne kemi pritur me padurim korrikun dhe gushtin, të cilët zakonisht janë sezoni i lartë për ne, por gjithçka duket se është thjesht një ëndërr e vërtetë tani.”

Ndërprerjet po ndihen në të gjithë vendin, me aktivitetet e biznesit ndër-rajonal dhe zinxhirët e furnizimit që goditen në mënyra të ndryshme. Çmimi i mallrave të tilla si metali i silikonit është rritur për shkak të kufizimeve të energjisë dhe ka shqetësime në rritje për mungesën e pjesëve të automobilave në Shangai për kompanitë duke përfshirë Shanghai Automotive Industry Corporation dhe Tesla.

Njëherësh, një pjesë e qyteteve të pjesës jugperëndimore të Kinës po luftojnë me zjarret pyjore të shkaktuara nga mungesa e shiut dhe nxehtësia ekstreme. Vetëm në Chongqing, midis 18 dhe 21 gushtit,  janë raportuar pesë të tilla.

Një fotografi e bërë me dron tregon ferma pranë lumit Yangtze mes thatësirës, ​​në periferi të Jiujiang, Provinca Jiangxi

Thatësirat gjithashtu kanë shkaktuar probleme për fermerët, me mungesë të ujit të pijshëm në mesin e afro 200 mijë bagëtive nëpër fermat në Sichuan. Për të mos mjaftuar, rreth 433 mijë hektarë të mbjella janë prekur nga mungesa e ujit, me humbje të drejtpërdrejtë ekonomike që rezultoi në 3.5 miliardë juanë, sipas të dhënave të lëshuara nga autoritetet e menaxhimit të emergjencave të Sichuan.

Ashtu si Kina, vendet në hemisferën veriore po përjetojnë valë të nxehta dhe thatësira të paprecedentë këtë vit, gjë që i kujton botës edhe një herë realitetin e zymtë të ndryshimeve klimatike.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika