Kriza te Juventus, Chiesa drejt Arsenalit

Ishte përmendur si një prej prurjeve mbase më të rëndësishme të viteve të fundit te Juventus.

Federico Chiesa, mesfushori me tipare sulmuese mund të largohet gjatë ditëve në vijim nga ‘Zonja e vjetër’.

Madje, ai mund të lë bardhezinjtë për një shifër jo më të lartë se 20 milionë euro, kanë raportuar mediat evropiane.

Kriza financiare e klubit që dominoi në dekadën e fundit në elitën e futbollit italian, si dhe dënimi me minus 15 pikë që mori së fundmi nga Federata Italiane e Futbollit, pritet të rezultojë me largimin e disa futbollistëve kyç, në mesin e të cilëve përmendet të jetë edhe Chiesa.

Për këtë të fundit interesim është duke shfaqur lideri i Premier Ligës angleze, Arsenal, që raportohet se pas situatës së shkaktuar te Juve, e ka shndërruar në prioritetin numër një transferimin e 25-vjeçarit.

Kujtojmë që lojtari në fjalë iu kishte bashkuar bardhezinjëve në vitin 2020 në formë huazimi dyvjeçar nga Fiorentina, ndërsa në formë të plotë në Torino ‘zbarkoi’ në vitin e kaluar.

Megjithatë, për të nuk shkoi gjithçka si duhet kohëve të fundit, pasi u ballafaqua me lëndime të shumta që i pamundësuan të paraqitej në shumicën e ndeshjeve të këtij edicioni.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika