Krizë në transport, punëtorët protestojnë, Komuna e Qeveria fajësojnë njëra-tjetrën

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe të operatorëve privatë protestuan para Komunës së Prishtinës për mosekzekutimin e pagave. Sindikata i kërkoi falje qytetarëve, ndërsa transportuesit privatë theksuan se pa paga dhe pa naftë autobusat nuk mund të funksionojnë.Protestës iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që fajin pati kujt të ja hedh

Ashtu siç u dakorduan, në orën 9:00 të kësaj së hëne u takuan te objekti i Komunës së Prishtinës.
Dhjetëra punëtorë të “Trafikut Urban” dhe të operatorëve privatë u bashkuan për të protestuar për të njëjtin qëllim, mosekzekutimi i pagave nga Komuna.

E derisa autobusët nuk ishin në funksion për qytetarët, dikush u kërkoi falje atyre. .

“Kemi borxhe, dy rroga punëtorët e Trafikut Urban nuk kanë mundur t’i marrin akoma. Ju kërkojmë ndjesë për gjendjen në të cilën jemi sot”, ka thënë Ilmi Gashi, kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban.

Edhe Izet Smajli nga Shoqata e transportuesve privat bëri thirrje që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.

“Pa paga nuk punon as punëtori, e as autobusi nuk ecën pa naftë”, ka thënë Izet Smajli, Shoqata e transportuesve privat.

Por ankesat e tyre nuk mbetën të padëgjuara. Për t’i ballafaquar ato para masës doli kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili edhe njëherë e përsëriti emrin e fajtorit sipas tij.

“Problemi nuk është këtu te Komuna, por atje te Qeveria e te Ministria e Financave”, ka thënë Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.

E meqë problemin po e adresonte te Qeveria, protestuesit i kërkuan Ramës që t’i bashkohej protestës.

Gashi: “Hajde me ne.”

Rama: “Unë me ju deri në fund.”

Kështu rrjedha e protestës ndryshoi; tashmë protestuesit, bashkë me Ramën, u nisën në drejtim të objektit të Qeverisë.
Nga këtu ata po kërkonin takim të përbashkët mes përfaqësuesve të tyre, Komunës dhe Ministrisë.
Për këtë Rama ishte i gatshëm, por jo edhe qeveritarët, të cilët kërkuan takim me protestuesit pa praninë e zyrtarëve të Komunës.
Takimi mes tyre zgjati më shumë se një orë, por nuk solli asnjë rezultat.
Ministria e Financave, në detyrë, sërish fajin e adresonte te Komuna, për çka përfaqësuesit u zhvendosën edhe një herë në Komunë për takim me kryetarin.

Të paktën kështu u deklarua Ilmi Gashi, kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban, pas takimit:

“U munduan me na e trullos kokën. S’ka rezultat, vazhdon protesta”, ka thënë Ilmi Gashi, Kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban.

Pas kësaj dite plot takime mes palëve dhe institucioneve, Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme më 27 nëntor në orën 15:00, me dy pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave është edhe propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.

Në ndërkohë, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës krejt këtë situatë e quajtën propagandë të LDK-së.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika