Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur.

I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë veton kroate duke vënë pikëpyetje objektivin e këtij shteti që të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2028.

Kroacia ka bllokuar mbylljen e Kapitullit 31 që mbulon politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

Zagrebi i paraqiti Podgoricës një listë me gjashtë kushte ku përfshihet dënimi i krimeve të luftës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore nga qytetarët kroatë.

Kroacia i ka bërë thirrje Malit të Zi që të angazhohet në dialog konstruktiv për çështjet dypalëshe të pazgjidhura.

Sipas Zagrebit BE-ja nuk duhet që të importojë mosmarrëveshje dypalëshe pasi çështjet e hapura duhet të zgjidhen paraprakisht.

Këto lëvizje nga Zagrebi erdhën menjëherë pas një vizite të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila u takua me Kryeministrin Andrej Plenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman aktualisht ne kryeqytetin shqiptar./EuronewsAlbania

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika