Kroacia forcon praninë në Kosovë, do të shtojë ushtarët në KFOR

Kroacia do ta rrisë numrin e ushtarëve pjesëmarrës në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, ka konfirmuar në Ankara ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.

Ministri kroat Anushiq i bëri këto deklarata gjatë Samitit të NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, aq sa lejon vendimi i Saborit (Kuvendit të Kroacisë)”, ka thënë Anushiq.

Kroacia në kuadër të KFOR-it aktualisht ka rreth 130 trupa.

Anushiq, sipas mediave kroate, ka thënë se ky plan i Kroacisë vjen në kohën kur po mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në KFOR.

Sipas tij, planifikimi për të rritur numrin e ushtarëve në Kosovë në këtë mision dëshmon se Kroacia e konsideron stabilitetin në Evropën Juglindore si një çështje kyçe të sigurisë.

“Unë gjithmonë nënvizoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të jetë fuqishëm e pranishme në atë hapësirë”, ka thënë Anushiq.

Disa javë më parë, NATO-ja njoftoi se do ta zvogëlojë praninë e trupave në Misionin e KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Rritja e pranisë së NATO-s kishte ndodhur pas dhunës që kishte shpërthyer në vitin 2023 në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika