Kroacia mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se vendi i tij mirëpret aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Plenkoviq theksoi se Kroacia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje Kosovës. “Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të […]
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se vendi i tij mirëpret aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Plenkoviq theksoi se Kroacia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje Kosovës.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar Plenkoviq në Twitter.
Pozdravljamo zahtjev Kosova za članstvo u 🇪🇺 i želimo im puno uspjeha na europskom putu! Nastavit ćemo pružati potporu i prenositi hrvatska iskustva. Čestitke @albinkurti, @VjosaOsmaniPRKS i svim građanima Kosova! pic.twitter.com/jX2td69ffB
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) December 15, 2022
Kryeministri, Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë ditë së enjte.















