Kronika rreth sulmit terrorist ne veri, bordi i RTK-së suspendon drejtorin e RTK2, Zeljko Tvrdisic

Kjo u bë pas një vlerësimi të raportimit që është bërë në RTK lidhur me ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, në të cilin u vra një polic i Kosovës

Kronika rreth sulmit terrorist ne veri, bordi i RTK-së suspendon drejtorin e RTK2, Zeljko Tvrdisic

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar me datën 30 shtator 2023 ka marrë disa masa të rëndësishme për të korrigjuar shkeljet e standardeve profesionale të raportimit.

Kjo u bë pas një vlerësimi të raportimit që është bërë në RTK lidhur me ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, në të cilin u vra një polic i Kosovës.

Kështu në këtë mbledhje Bordi i RTK-së ka marrë vendim që të suspendojnë në afat prej 30 ditësh drejtorin e RTK2, Zeljko Tvrdisic.

“Pas një diskutimi të detajuar dhe një analize të situatës rreth kronikës së transmetuar në lajmet e RTK2 (kanali në gjuhën serbe) me date 28 shtator 2023, pas propozimit nga drejtori i përgjithshëm, Bordi i RTK-së në mënyrë unanime ka vendosur për suspendimin nga detyra për një afat 30 ditor të drejtorit të RTK2, Zeljko Tvrdisic. Kjo masë është marrë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i RTK-së do të kryejë një analizë të hollësishme të situatës dhe të raportimit në përgjithësi, me qëllim që të identifikohen të gjitha shkeljet e mundshme të standardeve profesionale dhe të merren masat e duhura për t’i korrigjuar. Po ashtu, masa të tjera disiplinore do të ndërmerren ndaj të gjithë individëve përfshirë në shkeljet e raportimit profesional dhe që janë të përcaktuara në ligjet dhe rregulloret me të cilat operon RTK”, thuhet në njoftim.

“Kryetari i Bordit të RTK-së me datën 24 shtator përmes një e-maili ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm dhe rrjedhimisht nga të gjitha njësitë që të kenë kujdes të shtuar dhe vigjilencë në raport me situatën si dhe të raportojnë me profesionalizëm.

Bordi i RTK-së vazhdon të mbështesë lirinë e mediave, profesionalizmin dhe integritetin e raportimit të pavarur, dhe është i vendosur të sigurojë që të gjitha veprimet të përputhen me këto parime dhe me Ligjin për RTK dhe frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika