KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të hënën se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar. Nga ana e tyre iu është bërë thirrje konsumatorëve që deri në njoftimin e radhës […]
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të hënën se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.
Nga ana e tyre iu është bërë thirrje konsumatorëve që deri në njoftimin e radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për pije.
















