KRU “Prishtina”: Autoboti për shpërndarje të ujit është vendosur në Graçanicë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka vendosur një autobot me ujë në Graçanicë, që nga ora 9:00 e mëngjesit, për të shpërndarë ujë të pijes për qytetarët

Pamje nga vendi i ngjarjes, KRU duke shperndare uje te pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vendosur një autobot me ujë në Graçanicë, që nga ora 9:00 e mëngjesit, për të shpërndarë ujë të pijes për qytetarët.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se “ju njoftojmë se autoboti është i stacionuar në Graçanicë që nga ora 09:00”.

Ata kanë bërë të ditur se gjatë ditës do të vendosen autobote edhe për zonat e tjera.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten në orët e vona qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika