KRU “Prishtina”: Keqpërdoruesit e ujit do të gjobiten

"Është mirë që secili konsumator të thërrasë në numrin e telefonit pa pagesë dhe t’i lajmërojë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm nëse rastisin në ndonjë, në të njëjtën kohë jemi në komunikim me gjitha komunat në zonën e shërbimit, të cilat duhet të nxjerrin një urdhërese administrative me të cilën do të parandaloheshin keqpërdorimet e ujit të pijshëm, me ç’rast personat fizikë do të gjobiteshin me nga 100 euro, ndërkaq personat juridikë me nga 300 euro"

Ilustrim

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka paralajmëruar gjoba për keqpërdoruesit e ujit të pijes. Me këtë rast, Mjeku ka kërkuar edhe bashkëpunim me qytetarë.

Ajo ka deklaruar se gjoba për personat fizikë është 100 euro, ndërsa për personat juridikë, deri në 300 euro.

Për ta jetësuar këtë, Mjeku ka kërkuar bashkëpunim me komunat që bëjnë pjesë në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët komunal e të kompanisë, të dalin në terren për inspektim.

“Është mirë që secili konsumator të thërrasë në numrin e telefonit pa pagesë dhe t’i lajmërojë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm nëse rastisin në ndonjë, në të njëjtën kohë jemi në komunikim me gjitha komunat në zonën e shërbimit, të cilat duhet të nxjerrin një urdhërese administrative me të cilën do të parandaloheshin keqpërdorimet e ujit të pijshëm, me ç’rast personat fizikë do të gjobiteshin me nga 100 euro, ndërkaq personat juridikë me nga 300 euro. Po presim përkrahje të madhe edhe nga komunat që i kemi në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët e komunave bashkërisht me kontrolloret dhe inspektorët tanë të dalin në terren dhe t’i gjobisin këta persona”, u shpreh Mjeku.

Sfidë për këtë kompani janë punët që kryhen nga kompanitë që janë kontraktuese nga komunat përkatëse.

Mjeku ka thënë se shtrimi i rrjetit të kanalizimit nuk bëhet brenda standardeve që kërkohen.

“Ne vazhdimisht jemi marrë me ndërrimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Një pjesë e konsiderueshme është ndërruar, qoftë me donacione, qoftë me investimet tona, mirëpo nevojitet ende ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit por më shqetësuese kur rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit bëhet nga kompanitë private që nuk kanë të bëjnë fare me ujësjellësin por me komunat përkatëse dhe ata e shtrojnë një rrjet jo brenda standardeve me ç’rast po kemi probleme e sidomos me sistemin e rrjetit të kanalizimit, sepse gypat vendosen me diametër të vogël të cilat nuk mund ta përballojnë një fluks të madh të kanalizimit”, ka thënë ajo.

E sa i përket dëmeve që shkaktohen nga kompanitë e ndërtimit, Mjeku ka kërkuar që adresohen tek komuna.

Ndërsa për bllokim të kanalizimeve, fajin ua hedh qytetarëve, pasi këta të fundit shpesh hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta.

“Për të gjitha këto dëme që shkaktohen, është mirë që komunat përkatëse të flasin për këta konsumatorë sepse ne jemi kompani që mision dhe vizion e kemi furnizimin me ujë të pijshëm dhe cilësor për secilin konsumatorë dhe pastrimin e pusetave kryesore në rrugët kryesore që sado pak t’i largojmë këto ujëra të ndotura, sepse këto shpesh herë shkaktohen edhe nga papërgjegjësia e qytetarëve, hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta por rrjetin e kanalizimit e kanë rënduar dukshëm edhe ndërtuesit, investitorët e rinj të cilët kompanitë kontraktuese kanë bllokuar pusetat e kanalizimit me gjësende të ngurta dhe shpesh herë rrjeti në një lagje të caktuar ka qenë jofunksional”, thotë tutje ajo. /EO/

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika