KRU “Prishtina” kërkon përdorim racional të ujit të pijshëm, rritet konsumi gjatë ditëve të nxehta

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për përdorim sa më racional të ujit të pijshëm, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Në apelin drejtuar qytetarëve, KRU “Prishtina” kërkon që uji i pijshëm të mos përdoret për qëllime jo të domosdoshme, si larja e automjeteve, ujitja e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushja e pishinave dhe aktivitete të tjera që mund të shmangen.

“Për shkak të rritjes së konsumit të ujit dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, ju bëjmë thirrje të përdorni ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Nga kjo kompani kanë rikujtuar edhe obligimin e ndërtesave shumëkatëshe për pajisje me pompa brenda objekteve, në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta.

Sipas KRU “Prishtina”, të gjitha ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara gjatë 20 viteve të fundit duhet të kenë të vendosura pompat për furnizim të brendshëm, pasi presioni i ujit duhet të sigurohet në minimumin 1.5 bar ose 15 metra lartësi.

KRU “Prishtina” ka theksuar se kursimi dhe përdorimi i kujdesshëm i ujit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe ndihmon në ruajtjen e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika