KRU Prishtina: Mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, Fushë-Kosova, Drenasi dhe Obiliqi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nga reshjet e mëdha është rritur niveli i turbullirës në ujë dhe për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq dhe në një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë

Ilustrim





Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të fundit të shiut që kanë sjellë turbullira, Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i papërpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( ITU Shkabaj)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, do të rikthehet gjendja normale me trajtim dhe furnizim.

“Ne kemi dhënë një orar për Komunën e Fushë-Kosovës dhe iu kemi përmbajtur në përpikëri, edhe pse një numër i konsumatorëve janë ankuar se ujë nuk kanë ende. Arsyeja është që, pjesa dërmuese e konsumatorëve të Fushë-Kosovës kanë rezervuar të mëdhenj në ndërtesa kolektive dhe derisa t’i mbushin ata me ujë, sasia e ujit që e ofrojmë harxhohet dhe se pikat e larta mbesin pa furnizim me ujë”.

 





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika